Politika e Dërgesës
Ammaris Leather ofron dërgesë për porositë online në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
Qëllimi ynë është që çdo porosi të përpunohet me kujdes dhe të dërgohet në adresën e klientit sa më shpejt të jetë e mundur.
1. Zonat e dërgesës
Ne aktualisht ofrojmë dërgesë në:
Kosovë
Shqipëri
Maqedoni të Veriut
Nëse ndodheni jashtë këtyre shteteve, ju lutemi na kontaktoni para porosisë për të parë nëse mund të organizohet dërgesa.
2. Çmimet e dërgesës
Kosovë: 2.50€
Kosovë: dërgesë falas për porosi mbi 50€
Shqipëri: 5.00€
Maqedoni e Veriut: 5.00€
Dërgesa falas vlen vetëm për porositë brenda Kosovës dhe vetëm kur vlera e porosisë kalon 50€.
3. Koha e dërgesës
Kosovë: zakonisht 1–3 ditë pune
Shqipëri: zakonisht 3–7 ditë pune
Maqedoni e Veriut: zakonisht 3–7 ditë pune
Koha e dërgesës mund të ndryshojë varësisht nga qyteti, zona, kompania postare dhe ditët jo-pune.
4. Përpunimi i porosisë
Porositë përpunohen gjatë orarit të punës. Pas pranimit të porosisë, ekipi ynë mund t’ju kontaktojë për konfirmim të të dhënave para dërgesës.
Ju lutemi sigurohuni që numri i telefonit dhe adresa të jenë të sakta.
5. Adresa e pasaktë
Nëse klienti vendos adresë të pasaktë ose nuk është i qasshëm në telefon gjatë dorëzimit, porosia mund të vonohet ose të kthehet.
Në këto raste, kosto shtesë e ridërgesës mund të mbulohet nga klienti.
6. Pranimi i porosisë
Gjatë pranimit të porosisë, klienti duhet ta kontrollojë paketën. Nëse paketa duket e dëmtuar ose produkti nuk është i saktë, ju lutemi na kontaktoni menjëherë në telefon ose email.
7. Kontakti për dërgesa
Për çdo pyetje rreth dërgesës, mund të na kontaktoni në:
Telefon: +383 44 261 078
Email: info@ammarisleather.com