Kushtet dhe Rregullat
Mirë se vini në Ammaris Leather. Duke përdorur webfaqen tonë dhe duke realizuar porosi online, ju pajtoheni me kushtet dhe rregullat e mëposhtme.
Këto kushte vlejnë për të gjitha porositë e realizuara përmes webfaqes sonë, rrjeteve sociale ose kanaleve zyrtare të komunikimit të Ammaris Leather.
1. Informacione për biznesin
Ammaris Leather ofron çanta, kuleta dhe aksesorë nga lëkura origjinale për femra dhe meshkuj.
Lokacioni: Minimax Center, Rr. Ferrid Curri, Arbëri, 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +383 44 261 078
Email: info@ammarisleather.com
Orari: Çdo ditë 09:00 – 22:00
2. Produktet
Ne kujdesemi që informacionet, fotot, përshkrimet dhe çmimet e produkteve të jenë sa më të sakta dhe të përditësuara.
Ngjyrat e produkteve mund të dallojnë pak nga pamja reale, varësisht nga ndriçimi i fotografisë dhe ekrani i pajisjes që përdorni.
3. Çmimet
Të gjitha çmimet në webfaqe janë të shfaqura në euro (€). Ammaris Leather rezervon të drejtën të ndryshojë çmimet, ofertat ose zbritjet pa paralajmërim paraprak.
Çmimi final i porosisë shfaqet në checkout, duke përfshirë çmimin e produktit dhe koston e dërgesës, nëse aplikohet.
4. Porositë
Klienti është përgjegjës që të vendosë të dhëna të sakta gjatë porosisë, përfshirë emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, adresën dhe shtetin e dërgesës.
Në rast se të dhënat janë të pasakta ose të paplota, Ammaris Leather nuk mban përgjegjësi për vonesa ose probleme në dërgesë.
5. Pagesa
Pagesa mund të realizohet sipas metodave të ofruara në checkout. Nëse ofrohet pagesa me para në dorë, pagesa kryhet gjatë pranimit të porosisë.
Nëse në webfaqe aktivizohen pagesat online, të dhënat e pagesës përpunohen përmes ofruesve të sigurt të pagesave dhe Ammaris Leather nuk ruan të dhëna të kartelave bankare.
6. Dërgesa
Dërgesat bëhen në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
Kostoja dhe koha e dërgesës mund të ndryshojnë varësisht nga shteti dhe lokacioni i klientit. Detajet e dërgesës shfaqen gjatë procesit të porosisë.
7. Kthimet dhe ndërrimet
Ammaris Leather nuk pranon kthime ose rimbursime për produkte të porositura gabimisht, ndërrim mendimi ose zgjedhje të gabuar nga ana e klientit.
Ndërrimet mund të bëhen vetëm në dyqanin tonë fizik. Produkti duhet të jetë i papërdorur, i padëmtuar dhe në gjendjen origjinale të pranimit.
Në rast se produkti arrin i dëmtuar ose është dërguar gabimisht, klienti duhet të na kontaktojë menjëherë pas pranimit të porosisë, duke dërguar foto dhe detaje të porosisë.
Çdo rast shqyrtohet veçmas nga ekipi ynë.
8. Privatësia
Të dhënat personale të klientëve përdoren vetëm për përpunimin e porosive, komunikim dhe përmirësim të shërbimit. Për më shumë informacione, ju lutemi lexoni Politikën e Privatësisë.
9. Ndryshimet në kushte
Ammaris Leather mund të përditësojë këto kushte në çdo kohë. Versioni më i fundit do të jetë gjithmonë i publikuar në webfaqe.
10. Kontakti
Për çdo pyetje rreth kushteve dhe rregullave, mund të na kontaktoni në:
Email: info@ammarisleather.com
Telefon: +383 44 261 078